• сабота, 18 мај 2024

Banka popullore: Të kontrollohet dizajni i anës së përparme dhe të pasme të monedhës së euros dhe skajit të saj

Banka popullore: Të kontrollohet dizajni i anës së përparme dhe të pasme të monedhës së euros dhe skajit të saj

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Banka popullore e Maqedonisë së Veriut i thekson dallimet mes eurove të falsifikuara dhe atyre origjinale në mënyrë që të ulet rreziku i qytetarëve tanë, të cilët udhëtojnë jashtë vendit dhe të cilët mund të vijnë në kontakt me monedhat e falsifikuara të euros.

"Monedhat e falsifikuara të euros lehtë mund të njihen, nëse kontrollohet me kujdes dizajni i anës së përparme dhe të pasme të monedhës dhe skaji i saj: Dizajni i monedha të falsifikuara shpesh duket i mjegullt, me mjaft nivelizime dhe gërvishtje, ndërsa formën e kanë të parregullt. Shkrimet në skaje të eurove origjinale janë të ashpra, për shkak të njohjes më të lehtë nga personat me shikim të dëmtuar, ndërsa tek monedhat e falsifikuara janë të paqarta dhe të padiktueshme, ndërkaq dallon edhe distanca mes simboleve dhe fjalëve individuale", thuhet në kumtesë.

Përmes përdorimit të magnetit, theksojnë se relativisht lehtë dhe thjeshtë mund të konstatohet monedha e falsifikuar.

"Pjesa qendrore e monedhave është e përpunuar nga materiali i posaçëm sigurues i cili posedon cilësi të dobëta magnetike, prëderisa unaza e jashtme nuk posedon cilësi magnetike. Për dallim nga origjinalet, monedhat e falsifikuara kanë cilësi të theksuara magnetike apo nuk i kanë fare", qëndron në kumtesën e Bankës popullore. ab/

Foto: Banka popullore


 
 
 

Остани поврзан