• вторник, 18 јуни 2024

Autoritetet palestineze në Gazë: Të paktën 274 persona janë vrarë dhe 698 janë lënduar në kampin për refugjatë Nusejrat

Autoritetet palestineze në Gazë: Të paktën 274 persona janë vrarë dhe 698 janë lënduar në kampin për refugjatë Nusejrat

Rafah, 9 qershor 2024 (MIA) - Autoritetet palestineze në Rripin e Gazës kumtuan se në sulmet e djeshme izraelite ndaj kampit për refugjatë Nusejrat, jetën e kanë humbur të paktën 274 palestinzë, ndërsa 698 janë lënduar.

Numri i njerëzve të vrarë në Gazë nga fillimi i luftës, sipas burimeve palestineze, ka tejkaluar 37.000, ndërsa i të lënduarve arriti 85 mijë.

Sulmet në Nusejrat sot i kanë dënuar edhe Egjipti, Libani, Irani dhe Kuvajti. bsh/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан