• сабота, 21 септември 2024

Mediat greke: Greqia në BE synon drejt dikastereve të bujqësisë, konkurrencës, mbrojtjes ose zgjerimit

Mediat greke: Greqia në BE synon drejt dikastereve të bujqësisë, konkurrencës, mbrojtjes ose zgjerimit

Athinë, 18 qeshor 2024 (MIA) - Dikasteret për bujqësi, konkurrencë ose mbrojtje dhe dikasteret për zgjerim të Unionit, sipas mediave greke, janë në axhendën e Qeverisë greke në vigjilje të shpërndarjes së pozicioneve në BE, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Mediat në Greqi shkruajnë se Qeveria dëshiron të marrë një pozicion të komisarit për zhvillimin dhe rritje të unionit, megjithatë një nga dëshirat është edhe komisari për zgjerim.

Sipas gazetës "Katimerini" Athina është e interesuar edhe për dikasterin zgjerim i Unionit për shkak të "fqinjësisë sonë, sepse ekzistojnë shumë vende-kandidate për integrim".

"Por, siç theksojnë burime të njoftuara me prapavijën evropiane, bëhet fjalë për dikastere "me konkurrencë të madhe", shkruan gazeta.

Në intervistën për radion greke "Skaj" në fillim të muajit dhe shkurt para zgujedhjeve evropiane, kryeministri grek Kirjakos Micotakis tha se "Greqia do të synojë të marrë një dikaster të rëndësishëm". mb/

Остани поврзан