• сабота, 21 септември 2024

Një komandant i Hezbollahut është vrarë në sulmin izraelit kundër Bejrutit

Një komandant i Hezbollahut është vrarë në sulmin izraelit kundër Bejrutit

Bejrut, 20 shtator 2024 (MIA) - Komandanti i lartë i Hezbollahut libanez, Ibrahim Akil sot është vrarë në sulmin izraelit ndaj Bejrutit, deklaroi një burim i afërt me organizatën ekstremiste proiraniane.

"Në sulmin izraelit është vrarë komandanti i njësisë elite Radvan, Ibrahim Akil, i dyti për komandë pas Fuad Shukr, i cili ishte vrarë në korrik, gjithashtu në vatrën e Hezbollahut në Bejrutin jugor", deklaroi një burim anonim, transmetuan mediumet izraelite.

Ministria libaneze e Shëndetësisë kumtoi se gjatë sulmit jetën e humbën së paku tre persona, ndërsa 17 janë plagosur.

Sulmi i sotëm izraelit ndaj Bejrutit pasoi pasi që Hezbollahu gjuajti raketa në veri të Izraelit dhe në kohën kur pritet hakmarrje nga ai rajon, sepse lideri i asaj organizate shiite Hasan Nasralla kërcënoi për shpërthimet e kësaj jave të mijëra pejxherëve dhe pajisjeve radiofonike.

Paralagjet jugore të Bejrutit u sulmuan gjatë tollovisë në komunikacion, kur të punësuarit ktheheshinn nga puna, ndërsa nxënësit nga shkollat. ab/

Foto: ЕPА

 

 

 

Остани поврзан