• вторник, 18 јуни 2024

Armata amerikane e vazhdoi dërgimin e ndihmave humanitare përmes bregut të Rripit të Gazës

Armata amerikane e vazhdoi dërgimin e ndihmave humanitare përmes bregut të Rripit të Gazës

Uashington, 9 qershor 2024 (MIA) – Armata amerikane mbrëmë kumtoi se e ka vazhduar dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën e Rripit të Gazës nga porti i përkohshëm i ndërtuar nga SHBA-të afër bregut të enklavës.

"Dje rreth orës 10:30 sipas orës lokale, Komanda qednrore e forcave të armatosura të SHBA-së (CENTCOM) filloi të dërgojë nidhma humanitare nga toka për Gazë. Sot (e shtunë) gjithsej rreth 492 tonë ndihma humanitare shumë të nevojshme iu dorëzuan popullatës në Gazë", thuhet në kumtesën e CENTKOM të publikuar në X.

CENTKOM të premten informoi për rindërtimin "e suksesshëm" të portit të përkohshëm të dëmtuar në fund të majit dhe vazhdimin e mundshëm të shpërndarjes së ndihmës "në ditët e ardhshme".

SHBA-ja, mbështetësi kryesor ushtarak i Izraelit, e ndërtoi këtë port në afërsi të bregut të Rripit të Gazës në mes të majit si përgjigje të kufizimeve të ashpra të Tel Avivit për dërgimin e ndihmës tokësore për enklavën palestineze, e cila është shkatërruar nga lufta tetë-mujore.

Sipas Kombeve të Bashkuara, pothuajse 2,4 milionë banorë në Rripin e Gazës janë zhvendosur për shkak të luftërave dhe bombardimeve dhe përballen me pasiguri ushqimore me rrezikun e urisë masive. ls/

Foto: CENTKOM

 

Остани поврзан