• петок, 28 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Analiza: Baltiku dhe Ballkani qendrat e reja të furnizimit me gaz për Evropën Qendrore

Analiza: Baltiku dhe Ballkani qendrat e reja të furnizimit me gaz për Evropën Qendrore

Bruksel, 23 shkurt 2025 (MIA) - Vendimi i Kievit për të ndaluar tranzitin e gazit rus përmes territorit ukrainas ka nxitur një fazë të re në riformimin e politikës së gazit në Evropën Qendrore, e cila filloi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, sipas një analize nga Fondacioni francez Robert Shuman me titull "Midis Balltikut dhe Ballkanit, gjeopolitika e re e gazit".

"Rusia ndaloi eksportet e gazit përmes tubacionit të gazit "Rrjedha e veriut" dhe përmes Bjellorusisë në verën e vitit 2022, dhe rrjedha përmes Ukrainës u zvogëlua ndjeshëm para se të pushonte plotësisht më 1 janar të vitit 2025, me çka gazsjellësi "Rrjedha turke" mbeti i vetmi që furnizon vendet evropiane me gaz rus nga toka", theksohet në tekstin.

Analiza thekson se një krizë e këtillë e gazit, e cila filloi në vitin 2022, ka goditur veçanërisht Evropën Qendrore, ku gazi luan një rol të rëndësishëm, veçanërisht për ngrohjen dhe për funksionimin e sektorit të prodhimit.

"Prodhimi i gazit është rritur pak në Hungari, Poloni dhe, mbi të gjitha, në Rumani, por sasitë e përftuara prej tyre japin vetëm një kontribut modest në sigurinë energjetike të rajonit. Përveç kësaj, disa vende të Evropës Qendrore kanë gëzuar të ardhura nga tarifat e tranzitit të gazit për disa dekada. Së fundi, shumica e tyre janë pa dalje në det ose kanë bregdete të vogla. Të gjithë këta faktorë e bëjnë Evropën Qendrore një rajon unik", shtohet në tekstin.

Realiteti i ri në furnizimin me gaz, sipas autorëve të analizës, rezulton jo vetëm në një rënie të furnizimit me energji nga Rusia, por edhe në një intensifikim të lidhjes veri-jug dhe një rritje të ndërvarësisë së vendeve të rajonit, si dhe në varësinë nga disa vende anëtare të BE-së.

По руско-украинската криза и запирањето на проектот за гасоводот Северен тек 2, во Германија се забрзуваат подготовките за изградба на инфраструктура за течен гас (ЛНГ) и пред сè терминал за

Dëshmi për këtë, siç bëhet e ditur në tekstin, është terminali i gazit natyror të lëngshëm (GNL) në qytetin lituanez Klaipeda, i cili ishte thelbësor për zvogëlimin e varësisë së Lituanisë nga energjia nga Rusia dhe i cili tani luan rol të rëndësishëm në furnizimin me gaz të Evropës Qendrore.

"Janë ndërtuar disa tubacione, duke rritur kështu ndërveprimin midis vendeve të rajonit. Rajoni tani ka rrjet terminalesh dhe tubacionesh që kanë rritur sigurinë e furnizimit me energji pas ndalimit të furnizimeve të gazit rus", potencohet në analizën.

Më tej shtohet se pas ndërprerjes së furnizimeve me gaz rus, Gjermania dhe Polonia fituan rëndësi si "porta gazi" nga Shtetet e Bashkuara, Lindja e Mesme dhe Norvegjia.

"Gjermania hapi terminalet e saj të para të GNL-së si rezultat i krizës energjetike në vitin 2022. Kapaciteti i importit pritet të dyfishohet deri në vitin 2028 dhe autoritetet gjermane po llogarisin në gjashtë terminale në afat të gjatë, përveç kapacitetit të konsiderueshëm të magazinimit dhe lidhjes me terminalet e GNL-së në Belgjikë dhe Holandë. Së bashku, këto objekte do të përmirësojnë ndjeshëm rolin e Gjermanisë në sigurinë energjetike të Evropës Qendrore", theksohet në analizën.

Kur bëhet fjalë për Poloninë, ajo është e lidhur me gazsjellës në Norvegji që nga viti 2022, dhe përmes terminalit për GNL në Shvinoushçe, i cili u hap në vitin 2016, furnizohet nga

furnizues të ndryshëm, duke u bërë kështu plotësisht i pavarur nga furnizimet e gazit rus dhe është rritur në një qendër kryesore të furnizimit me energji të Evropës Qendrore.

"Aktualisht po shqyrtohen planet për ndërtimin e një terminali të ri në Gjirin e Gdanjskut. Një strukturë e tillë do të forcojë më tej rolin e bregdetit baltik. Roli i Polonisë si qendër për furnizimin me energji në rajon do të forcohet gjithashtu duke e lidhur atë me një gazisjellës me Republikën Çeke", shprehen autorët e analizës.

 

Северна Македонија се вклучва во изградбата на терминалот за течен природен гас во близина на Александропулос. Интерсот од нашата страна е изразен, а поддршка за проектот е добиена и од САД.

Nga ana tjetër, përveç veriut, gazi vjen në Evropën Qendrore dhe nga jugu, përmes Turqisë dhe Ballkanit, nga burime në Azerbajxhan dhe Kazakistan, gjë që i jep një rëndësi të veçantë Rumanisë, e cila është gjithashtu i vetmi vend në këtë pjesë të kontinentit me rezerva të konsiderueshme gazi. Kështu, Rumania mund të bëhet gjithashtu një qendër për lidhjen e Azerbajxhanit dhe terminaleve greke të gazit nga njëra anë, dhe Moldavisë dhe Ukrainës, përmes Gazsjellësit Transballkanik, nga ana tjetër.

"I ndërtuar gjatë periudhës sovjetike për të furnizuar Evropën juglindore me gaz rus, gazsjellësi Transballkanik tani mund të veprojë në drejtim të kundërt, duke furnizuar Bullgarinë dhe Ukrainën", thuhet në tekst.

Por gazi ka nxitur rivalitetet e vjetra në rajon, kështu që, sipas autorëve të tekstit, Turqia dhe Greqia tani po konkurrojnë se cila prej tyre do të jetë “porta” përmes së cilës gazi do të transportohet në Bullgari, dhe prej andej në Rumani dhe vendet e tjera të Ballkanit.

Në analiza theksohet se Greqia ka rol gjithnjë e më të rëndësishëm në furnizimin e Evropës Qendrore me gaz, veçanërisht pas lidhjes së saj me Evropën Qendrore përmes interkonektorit greko-bullgar të gazit IGB dhe terminalit në Aleksandropoli.

"Qëllimi i iniciativës së "Korridorit vertikal të gazit", i mbështetur nga Greqia, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina, është të furnizojë pjesën më të madhe të Evropës Qendrore përmes terminaleve greke dhe "Gazsjellësit të Evropës Jugore". Integrimi rajonal është forcuar gjithashtu përmes marrëveshjes “Unaza e Solidaritetit” (STRING), e cila në vitin 2023 bashkoi disa operatorë nga rajoni për të lehtësuar transportin e gazit nga Azerbajxhani", bëhet e ditur në tekstin.

Në analizën gjithashtu theksohet se në mungesë të sanksioneve mbi gazin rus, Ballkani mbetet një treg i rëndësishëm për gjigantin rus të energjisë "Gazprom".

  

Jавното претпријатие „Србијагас“ и унгарската компанија ФГСЗ на границата со Унгарија денеска го поврзаа гасоводот Балкански поток, преку кој во иднина гасот од Турција преку Бугарија и Србиј

"Në fund të vitit 2022, Rusia siguroi 95 për qind të nevojave për gaz të Serbisë (dhe 25 për qind të nevojave për naftë). Serbia, megjithatë po zvogëlon varësinë e saj nga Rusia. Pavarësisht retorikës së saj pro-ruse, ajo ndjek një politikë diversifikimi përmes disa projekteve me fqinjët e saj për të kompensuar mungesën e një vije bregdetare mbi të cilën ajo mund të ndërtonte një terminal GNL. Duke pasur vetëm një depo të madhe (në Banatski dvor), aksionari kryesor i së cilës është Gazprom, vendi ka arritur një marrëveshje me Hungarinë dhe Bullgarinë për përdorimin e objekteve të tyre të magazinimit", thuhet në analizën.

Në të më tej theksohet se kompania serbe "Srbijagas", përmes interkonektorit Nish-Dimitrovgrad, tashmë ka siguruar lidhje përmes Bullgarisë me terminalin grek të GNL-së në Aleksandropoli.

Lidhjet e Malit të Zi mund të forcohen gjithashtu me ndërtimin e planifikuar të një terminali lundrues të gazit natyror të lëngshëm në portin e Barit në vitin 2025 me ndihmën e kapitalit amerikan.

Kur bëhet fjalë për Kroacinë, terminali i saj i gazit në ishullin Kërk, i cili ishte nën shfrytëzim deri në vitin 2022, përfiton në mënyrë indirekte nga reduktimi i dërgesave të gazit rus dhe tani po operon me kapacitet të rritur, dhe përveç kësaj vendi planifikon të lidhet me “Gazsjellësin e Evropës Jugore” duke ndërtuar “Gazsjellësin Jon-Adriatik” nga qyteti shqiptar i Fierit, përmes Malit të Zi deri në Split.

"Të gjitha këto iniciativa konsolidojnë rolin e bregdetit të Mesdheut si një portë gazi për Ballkanin dhe Evropën Qendrore jugore dhe janë homologe me projekte të ngjashme përgjatë bregdetit Baltik. Investimet e bëra në zhvillimin e terminaleve të GNL dhe zgjerimin e rrjetit të gazsjellësit në Evropën Qendrore kanë kontribuar në forcimin e ndërvarësisë së vendeve të kësaj pjese të kontinentit, por në rritjen e rolit të lojtarëve jashtë rajonit, siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Azerbajxhani", theksohet në analizën .

foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан