• вторник, 01 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mianmari shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë rajone pas tërmetit të fuqishëm

Mianmari shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë rajone pas tërmetit të fuqishëm

Nejpido, 28 mars 2025 (MIA) - Mianmari sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme në gjashtë rajone, përfshirë Sagaing dhe Nejpido, pas një tërmeti të fortë që goditi vendin. Autoritetet paralajmëruan se do të fillojnë operacionet e shpëtimit sa më shpejt të jetë e mundur, transmetuan mediat shtetërore.

Sipas gazetës "Global Nju lajt", e cila kontrollohet nga junta ushtarake, qeveria tashmë po vlerëson dëmet dhe do të kërkojë qasje në ndihmë humanitare dhe ndihmë tjetër që ndahet në rast të fatkeqësive natyrore.

Tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe infrastrukturë, ndërsa ka shqetësime për gjendjen e pendave të mëdha", tha Kryqi i Kuq.

"Ka dëmtime në infrastrukturën publike, rrugë, ura dhe ndërtesa shtetëtore", tha Mari Manrik, koordinatore e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, në fjalim përmes video-lidhjes nga Jangon.

“Aktualisht jemi të shqetësuar për sigurinë e pendave të mëdha, të cilat ekspertët po i monitorojnë nga afër për të vlerësuar situatën”, shtoi ajo.

Manrik theksoi se tërmeti shembi një urë që lidh Mandalejin me Sagaing, gjë që do të shkaktojë probleme të mëdha logjistike.

Aktualisht nuk ka shifra të sakta për tërmetin, i cili ishte me magnitudë 7.7 sipas shkallës Rihter. “Dhjetëra mijëra njerëz mund të kenë vdekur në tërmetet e sotme”, sipas një vlerësimi të rishikuar nga ekspertët amerikanë. Më parë, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) vlerësoi se mijëra njerëz mund të kenë vdekur nga tërmetet në Azi. Por USGS tani ka ndryshuar vlerësimin e saj, duke thënë se dhjetëra mijëra njerëz mund të kenë vdekur. ls/

 

-

Остани поврзан