Sterjovski për Top çenëll: PD-ja nuk e mbajti premtimin dhe për këtë jemi në koalicion zgjedhor me PS-në
- Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, Vasil Sterjovski, i cili kandidon në listën e hapur të PS për qarkun e Korçës, ka zbuluar për Top çenëll detajet e marrëveshjes mes dy partive për zgjedhjet e 11 majit.

Tiranë, 31 mars 2025 (MIA) - Kreu i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian, Vasil Sterjovski, i cili kandidon në listën e hapur të PS për qarkun e Korçës, ka zbuluar për Top çenëll detajet e marrëveshjes mes dy partive për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Sterjovskit, mungesa e hapësirës së përfaqësimit në listat e hapura të së djathtës për partitë e vogla ishte shkaku që ai të tërhiqej nga koalicioni dhe të bashkohej me Partinë Socialiste
Për deputetin që ka përfaqësuar minoritetin maqedonas në Kuvendin e Shqipërisë, Kodi Zgjedhor mbetet problematik sa i takon hapësirës për partitë e vogla dhe sidomos për minoritetet të cilët sipas tij duhet të kenë vendin e tyre në Parlament.
Sterjovski e sheh përfaqësimin e minoriteteve në parlament si të vetmen mundësi për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të tyre. mb/
Foto: printskrin