IDF lëshoi paralajmërim për evakuim në disa pjesë të rajonit lindor të Gazës
- IDF lëshoi një paralajmërim evakuimi për palestinezët të cilët jetojnë në disa zona në pjesën lindore të qytetit të Gazës.

Gaza, 11 prill 2025 (MIA) - IDF lëshoi një paralajmërim evakuimi për palestinezët të cilët jetojnë në disa zona në pjesën lindore të qytetit të Gazës.
Në një postim në X, zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, koloneli Aviçij Adrae, pblikoi një hartë të zonës që duhet të evakuohet, e cila i përfshin lagjet Shejaja, Zejtun dhe Tufa.
Ai thotë se ushtria së shpejti do të operojë "me fuqi të madhe" atje për ta "shkatërruar infrastrukturën terroriste".
Civilët janë thirrur të gjejnë strehim në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës. sa/
Foto: X