• сабота, 26 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve publike

Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve publike

Paris, 31 mars 2025 (MIA) - Gjykata në Paris sot i ka shpallur fajtorë për përvetësim të fondeve publike, lideren e të djathtës ekstreme franceze Marin Le Pen dhe tetë deputetë të partisë së saj Tubimi Kombëtar (PN).

Gjykata ka vlerësuar se dëmi i përgjithshëm arrin 2,9 milionë euro sepse deputetët e PN në Parlamentin Evropian pumësojnë njerëz që punojnë për partinë e Le Pen.

Liderja e PN është shpallur fajtore për shpërdorimin e 474.000 euro, për shkka të punësimit fiktiv të katër ndihmës-partiakëve në PE.

Prokuroria paraprakisht kërkoi pesë vite burg për Le Pen, dy nga të cilat burg dhe tre dënim me kush, të cilat mund të shndërrohen në punë të dobishme shoqërore, si dhe gjobë prej 300.000 eurove.

Aktgjykimi kundër Le Pen dhe deputetëve do të merret më vonë dhe mund të ndikojë në kandidaturën e saj eventuale për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Francë, të caktuara për në vitin 2027.

Le Pen para gjykimit deklaroi se prokurorët kërkojnë "vdekjen e saj politike" dhe se procesi është konspiracion që PN të mos vijë në pushtet.

Të pandehurit e tjerë delaruan se paratë janë përdorur në mënyrë legjitime dhe se nuk është saktë e definuar se çka punon ndihmës-parlamentari. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан