• вторник, 01 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Të paktën tre persona e kanë humbur jetën në tërmetin në Bangkok, ndërsa 90 persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja

Të paktën tre persona e kanë humbur jetën në tërmetin në Bangkok, ndërsa 90 persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja

Bangkok, 28 mars 2025 (MIA) - Të paktën tre punëtorë e kanë humbur jetën, pasi një kullë 30-katëshe në ndërtim u shemb në Bangkok, pas tërmetit të sotëm të fuqishëm, tha zëvendëskryeministri tajlandez, Fumtam Vaçajaçai.

Ai tha se 90 persona janë ngujur nën rrënoja. Shembja e kullës ndodhi pas tërmetit të fuqishëm me intensitet 7,7 ballë sipas shkallës së Rihterit. Shtatë persona janë nxjerrë jashtë, ndërsa kërkimet po pengohen nga rrënojat.

Tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në afërsi të Mandalejit në Mianmar, shkaktoi dëme të konsiderueshme në atë qytet dhe rajone tjera të Mianmarit. Pas pak minutave, pasoi një tjetër tërmet i fortë me fuqi 6,4 ballë sipas shkallës Rihter, njoftoi Shërbimi gjeologjik amerikan.

Autoritetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone, duke përfshirë kryeqytetin Nejpido dhe Mandalej.

Kulla që u shemb për disa sekonda, ishte e dedikuar për zyra qeveritare.

Mediat raportojnë se tërmeti është ndjerë edhe në Bangladesh, Indi, Tajlandë, Laos dhe Kinë. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан