Ukraina ka kthyer trupat e 909 ushtarëve të vrarë
- Trupat e 909 ushtarëve të vrarë janë kthyer në Ukrainë, kumtoi Shtabi koordinativ për të burgosur të luftës në Telegram.

Kiev, 29 mars 2025 (MIA) - Trupat e 909 ushtarëve të vrarë janë kthyer në Ukrainë, kumtoi Shtabi koordinativ për të burgosur të luftës në Telegram.
Mes të vrarëve janë edhe ata që humbën jetën në Kurahovo, Pokrovsk, Bahmut, Vukledar, Lugansk dhe Zaporozhje, si dhe ata që trupat e të cilëve u transportuan nga morgjet në territorin rus.
Siç u theksua, luftëtarët e rënë u rikthyen me ndihmën e përpjekjeve të përbashkëta të Shtabit koordinativ, Qendrës së përbashkët për shërbim të sigurisë së Ukrainës (SSU), Forcave të armatosura të Ukrainës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zyrës së Komisionerit për të Drejtat e njeriut të Radës supreme, Sekretariatit të komisionerit për personat e zhdukur në Shërbimin e posaçëm të sigurisë dhe institucione tjera nga sektori për siguri dhe mbrojtje.
Inspektorët e organeve të drejtësisë në bashkëpunim me institucionet e mjekësisë ligjore të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të punojnë me shpejtësi për identifikimin e ushtarëve të vrarë. bsh/