Trampi me presidentin finlandez Stub ka biseduar për blerjen e anijeve akullthyese
- Presidenti finlandez Aleksandar Stub u takua mbrëmë me presidentin amerikan Donald Tramp në pronën e tij në shtetin e Floridës, ku të dy liderët diskutuan për forcimin e partneritetit dypalësh të vendeve të tyre dhe luajtën një raund golfi.

Majami, 30 mars 2025 (MIA) - Presidenti finlandez Aleksandar Stub u takua mbrëmë me presidentin amerikan Donald Tramp në pronën e tij në shtetin e Floridës, ku të dy liderët diskutuan për forcimin e partneritetit dypalësh të vendeve të tyre dhe luajtën një raund golfi.
Finlanda është prodhuesi kryesor në botë i akullthyesve - rreth 80 përqind e këtyre anijeve janë projektuar nga kompani finlandeze dhe rreth 60 përqind e tyre janë ndërtuar në kantieret finlandeze.
"Presidenti Stub dhe unë jemi të emocionuar për forcimin e partneritetit midis SHBA-së dhe Finlandës, i cili përfshin blerjen dhe zhvillimin e një numri të madh akullthyesësh shumë të nevojshëm për SHBA-në, të cilat do të sjellin paqe dhe siguri ndërkombëtare në vendet tona dhe në botë," postoi Tramp në rrjetin e tij social "Truth Soushëll".
Të dy janë takuar për mëngjes, pas së cilës kanë luajtur golf dhe kanë drekuar së bashku.
Ata diskutuan gjithashtu çështjet e punëve të jashtme, duke përfshirë edhe Ukrainën. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s