• вторник, 29 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

En-Bi-Si: Një citat i pasaktë në rrjetet sociale për pak kohë i ngriti bursat në SHBA

En-Bi-Si: Një citat i pasaktë në rrjetet sociale për pak kohë i ngriti bursat në SHBA

Uashington, 7 prill 2025 (MIA) – Bursat amerikane shënuan rritje të papritur, e shkaktuar nga dezinformata e cila u përhap në rrjetet sociale. Sipas En-Bi-Si Njuz, gjithçka ka filluar me një publikim të pasaktë në të cilin thuhej se drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Haset, kinse ka deklaruar se presidenti Donald Tramp mendon për ngrirje 90 ditore të doganave për të gjitha vendet përveç se për Kinën. 

Informata e tillë e rreme shkaktoi ngritje të indekseve të bursave për vetëm disa minuta, por menjëherë pastaj vijoi rënia e tyre. 

Megjithatë, Haset në një pjesëmarrje si mysafir në Foks Njuz nuk tha se po shqyrtohet një masë e tillë. Deklarata e tij e vërtetë ishte: Mendoj që presidenti do të vendosë ashtu si mendon se është e drejtë. Për momentin më shumë se 50 vende negociojnë me të. 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin Levit, ashpër i mohoi pohimet: Ato janë lajme të rreme, deklaroi ajo për En-Bi-Si. 

Kjo ngjarje edhe një herë tregoi se sa tregjet financiare janë të ndjeshme – ndonjëherë është i mjaftueshëm vetëm një citat i gabuar i një funksionari të lartë që të shkaktohet reagim i stuhishëm te investitorët, thekson media. fc/

Foto: EPA 

Остани поврзан