Amer Kapetanoviq e mori funksionin e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit për bashkëpunim rajonal
- Amer Kapetanoviq sot e mori detyrën e tij si sekretar i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR), emërimit nga ana e ministrave të jashtëm të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), më 12 qershor 2024 në Shkup.
Shkup, 3 janar 2025 (MIA) - Amer Kapetanoviq sot e mori detyrën e tij si sekretar i përgjithshëm i Këshillit për bashkëpunim rajonal (KBR), emërimit nga ana e ministrave të jashtëm të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), më 12 qershor 2024 në Shkup.
Amer Kapetanoviq është diplomat i shquar me më shumë se dy dekada përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bashkëpunimin rajonal.
Ai e falënderoi Majlinda Bregun, Goran Svillanoviqin dhe Hido Bishçeviqin, për, siç tha, tërë energjinë e tyre, njohuritë dhe përvojat e investuara në kahëzimin e KBR-së drejt suksesit.
Theksoi se do të përkushtohet në përforcimin e rezultateteve të orientuara drejt njerlzve - pa dallim nëse kjo është përmes avancimit të Tregut të përbashkët rajonal, sendërtim i Strategjisë 2030 për Evropën Juglindore (EJL2030), zhvillimit të Agjendës së gjelbër digjitale, mundësimit të të rinjve për të marrë pjesë në sjelljen e vendimeve, përmirësimin e mundësive për punësim apo përforcim të bashkëpunimit të sgurisë.
Kapetanoviq në këtë funksion e trashëgoi Majlinda Bregun, e cila kryesoi me KBR-në prej vitit 2019 deri në vitin 2024. ab/
Foto: KBR