• петок, 14 јуни 2024

Ambasada RMV-së në Tiranë për shtetasit tanë, që do të pushojnë në Shqipëri publikoi numra të telefonit për raste emergjente

Ambasada RMV-së në Tiranë për shtetasit tanë, që do të pushojnë në Shqipëri publikoi numra të telefonit për raste emergjente

Tiranë, 1 maj 2024 (MIA) - Para fillimit të sezonit kryesor turistik në Shqipëri dhe duke marrë parasysh faktin se një numër i madh i qytetarëve të vendit kalojnë verën në bregdet atje, Ambasada e RMV-së në Tiranë njofton për numrat e telefonit që mund të thirren në rast nevoje.

"Edhe këtë sezon ju rikujtojmë numrat e rëndësishëm të telefonit që do të mund t'i telefonojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut që do të pushojnë në vend nëse kanë nevojë. Numri i telefonit të urgjencës së Ambasadës së RMV-së në Tiranë: (Global Sos): +355 6890 19198 (+Viber+Whatsapp) ambulanca 127, policia 129, urgjenca 112", thuhet në njoftimin e Ambasadës së RMV-së në Tiranë, të publikuar në faqen e Fejsbukut të ambasadës.

Turistët e vendit tonë janë ndër më të shumtët, pas turistëve kosovarë, të cilët pushimet verore i kalojnë në bregdetin shqiptar, kryesisht në Vlorë, Durrës dhe Shëngjin. Mesatarisht, më shumë se 300.000 qytetarë të Maqedonisë pushojnë çdo vit, kryesisht në sezonin e verës. mb/

 

Остани поврзан