• петок, 02 јануари 2026

Aeroporti i Shkupit me tre milionë udhëtarë, deri në fund të vitit priten 3,2 milionë

Aeroporti i Shkupit me tre milionë udhëtarë, deri në fund të vitit priten 3,2 milionë

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Milena Taskova nga fluturimi i sotëm, Shkup - Bari është udhëtarja e tremiliontë e Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. 

Udhëheqësia e operatorit të aeroportit në praninë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski organizoi befasi për udhëtaren e tre miliontë, e cila fitoi shërbime falas në aeroport nga kompanitë simotra të TAV dhe dy bileta falas nga Viz Er. 

“E arritëm udhëtarin e tre miliontë në një vit, udhëtare e cila për herë të parë fluturon për Bari dhe i dëshirova fat asaj dhe familjes së saj”, deklaroi Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni. 

Kurti paralajmëroi se deri në fund të vitit Aeroporti i Shkupit do të ketë 3,2 milionë udhëtarë, ndërsa aeroporti në Ohër 262 000. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан