• сабота, 28 септември 2024

Zelenski "mirënjohës" për "takimin produktiv" me Trampin

Zelenski

Nju Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski shprehu mirënjohjen e tij për "takimin shumë produktiv" me Donald Trampin të mbajtur sot, pasi që të dy diskutuan për konfliktin e Ukrainës me Rusinë në rrokaqiellin e ish presidentit amerikan në Nju Jork.

"Kisha një takim shumë produktiv me @realDonaldTrump", postoi Zelenski në X.

“Ia paraqita atij planin tonë për fitore dhe ne shqyrtuam tërësisht situatën në Ukrainë dhe pasojat e luftës për popullin tonë. U diskutuan shumë detaje. Unë jam mirënjohës për këtë takim, nevojitet një paqe e drejtë”.

Тагови

Остани поврзан