• сабота, 28 септември 2024

Lajçak bisedoi me përfaqësues amerikanë dhe me Kurtin për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës

Lajçak bisedoi me përfaqësues amerikanë dhe me Kurtin për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës

Nju-Jork, 27 shtator 2024 (MIA) - I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Mirosllav Lajçak, kumtoi se sot ka biseduar me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Xhejms O'Brajan dhe zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanov.

Lajçak në platformën X kumtoi se iu bashkangjit takimit të dy përfaqësuesve amerikanë me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti, me qëllim që të bisedohet për përparimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

"U dakorduam se nuk ka alternativë për zbatim të shpejtë të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të marrëdhlnieve mes Prishtinës dhe Beogradit", shkruan Lajçak. ab/

 

Тагови

Остани поврзан