• сабота, 10 јануари 2026

Tripunovski: Qëllimi është të blihet ushqim vendor për rezervat shtetërore për nevojat e shtetit

Tripunovski: Qëllimi është të blihet ushqim vendor për rezervat shtetërore për nevojat e shtetit

Shkup, 1 qershor 2025

“Ajo që e kam thënë në të kaluarën, sot po e zbatojmë në praktikë, në bujqësi duhet të parandalohet para se të ndodhë, të mbyllen çështjet e hapura dhe të zgjidhen të gjitha momentet e diskutueshme që janë paraqitur”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në intervistën e tij për emisionin “Brazdi” në Televizionin Kanal 5.

“Ne aktualisht jemi duke punuar në ndryshimin e Ligjit për verën, me qëllim që të parandalohet çdo situatë e padëshiruar që mund të paraqitet në pjesën e grumbullimit të rrushit, edhe pse jemi disa muaj para se të fillojë grumbullimi. Ne po punojmë që ta përcaktojmë procesin e grumbullimit dhe rregullat e lojës, gjë që në të kaluarën nuk ka qenë praktikë”, theksoi ministri.

Ai shtoi se edhe në pjesën e duhanit po punohet për ndryshime, edhe pse deri në fillimin e grumbullimit të duhanit ka edhe 6–7 muaj.

“Sa i përket korrjes që do të ndodhë për rreth një muaj e gjysmë nga tani, në përputhje me premtimin për rezervat shtetërore, ideja ime është që ato të mbushen me prodhim vendor. Sipas rregullave të mëparshme, në përputhje me Ligjin për prokurim publik, Agjencia për rezervat shtetërore shpallte thirrje dhe furnizimi bëhej me produkte si gruri nga jashtë shtetit, ndërsa prodhimi vendor mbetej i pashitur. Ndryshimi i Ligjit, ku po riformulohen rregullat për furnizimin e rezervave shtetërore, tashmë është në fazë përfundimtare”, shpjegoi ministri Tripunovski.

Ministri theksoi se qëllimi është të blihet ushqim vendor për nevojat e shtetit përmes rezervave shtetërore. Aplikimi i parë do të jetë në pjesën e grurit dhe të orizit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: MIA Arkiv

Остани поврзан