• сабота, 28 септември 2024

Tifozët e Kosovës kundër kandidaturës së përbashkët të Shqipërisë dhe Serbisë

Tifozët e Kosovës kundër kandidaturës së përbashkët të Shqipërisë dhe Serbisë

Prishtinë, 27 shtator 2024 (MIA) - Tifozët e grupit “Dardanët” të Kosovës, sot përmes një postimi në rrjetet sociale kanë kundërshtuar organizmin e përbashkët të Evropianit nga Shqipëria dhe Serbia.

Kandidatura e FSHF-së dhe Federatës së Futbollit të Serbisë është e vetmja që ka respektuar afatet e UEFA-s dhe e vetmja gjë që mbetet është zyrtarizimi.

Sipas tifozëve të Kosovës, “dikush ka vendosur të shkel me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve të kësaj treve dardane”.

“Shqiptarët e Kosovës nuk kanë nevojë për poshtërim moral dhe emocional, por ndihmë dhe përkrahje. Ngjarja edhe do të organizohet, por turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do të falet. Kosova nuk do të ta falë”, kanë shkruar “Dardanët”. rq/

Foto: Fejsbuk

 

 

Остани поврзан