Prokuroria nuk ka dorëzuar dokument se Vasko Kovaçevski nuk është në dispozicion të organeve të rendit, reagon Prokuroria ndaj deklaratës së Toshkovskit
- Prokuroria dhe prokurorët në fjalë ende nuk kanë marrë dokument se i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të rendit, reagojnë nga Prokuroria Themelore Publike ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili më herët sot tha se është i befasuar që nuk është kërkuar masë paraburgimi për ish drejtorin e SHA EMV, Vasko Kovaçevski, i cili është i padisponueshëm për organet e rendit dhe dyshohet për përvetësim të 6,5 milionë eurove.
Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) - Prokuroria dhe prokurorët në fjalë ende nuk kanë marrë dokument se i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të rendit, reagojnë nga Prokuroria Themelore Publike ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili më herët sot tha se është i befasuar që nuk është kërkuar masë paraburgimi për ish drejtorin e SHA EMV, Vasko Kovaçevski, i cili është i padisponueshëm për organet e rendit dhe dyshohet për përvetësim të 6,5 milionë eurove.
Nga Prokuroria theksojnë se në momentin kur PTHP NKOK merr njoftim se i dyshuari nuk është në dispozicion të organeve të rendit, prokuroritë publike kompetente do të veprojnë në përputhje me kompetencat ligjore lidhur me masat e sigurisë.
Prokuroria sqaron se MPB-ja dje në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit PTHP NKOK ka dorëzuar Njoftim për Veprim për të gjitha 77 urdhrat për bastisje të lëshuara nga Gjykata Themelore Penale – Shkup, në të cilat, në pika që i referohet të dyshuarit të përmendur, thuhet se ai në momentin e kontrollit nuk është gjetur në adresën e shtëpisë dhe nuk është vërejtur nga fqinjët për një kohë të gjatë.
"Ligji për procedurën penale është i qartë dhe vendimtar në raste të tilla - Ministria e Punëve të Brendshme duhet të njoftojë fillimisht gjykatën, e cila do t'i kërkojë policisë të përcaktojë disponueshmërinë e personit. Nëse konstatohet se personi është i padisponueshëm, gjykata do ta dërgojë njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për shqyrtim në PTHP NKOK dhe do të kërkojë nga Prokuroria të vendosë për propozimin për caktimin e masave të sigurisë. Deri më sot, Gjykata Themelore Penale – Shkup nuk ka dorëzuar një dokument të tillë në Prokurori, dhe prokurorët në fjalë nuk mund të anashkalojnë procedurat dhe institucionet të sjellin propozime apo vendime jashtë kompetencave të tyre ligjore", thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Në ndërkohë nga Gjykata Themelore Penale në Shkup informuan se gjyqtari i procedurës paraprake, duke vepruar sipas propozimit për caktimin e masës së kujdesit ndaj V.K. të datës 11 dhjetor 2024 për hetimin e rastit nga Prokuroria "Aditiv", sot pas marrjes së njoftimit nga MPB-ja kompetente për disponueshmërinë e tij, ka marrë vendim me të cilin ka refuzuar propozimin për caktimin e masave të sigurimit, duke qenë se i dyshuari nuk është në dispozicion të autoriteteve të ndjekjes.
Vendimi i Gjykatës Penale, siç thuhet, do t'u dërgohet palëve në procedurë.
Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski më parë sot tha se është i befasuar që nuk është kërkuar masë paraburgimi për ish drejtorin e SHA EMV Vasko Kovaçevski, i cili është i padisponueshëm nga organet e ndjekjes dhe dyshohet për përvetësim të 6.5 milionë eurove.
"Kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në drejtim të informimit të Prokurorisë Publike. PP është njoftuar me shkrim dhe gojarisht për personin që përmendni, por fatkeqësisht prokurori publik që e ka udhëhequr procedurën në kuadër të PTHP NKOK ka gjykuar se nuk duhet të kërkojë masën më të rreptë sipas dispozitave të LPP, megjithëse nëse më pyesni mua personalisht më habit pak që për një person të padisponueshëm nga organet e ndjekjes dhe i perfshirë në krime fillimisht në rreth 6.5 milion euro, PP nuk kërkoi një masë të tillë vetëm për këtë person. Ndryshe, të gjithë të tjerët që kanë qenë ish zyrtarë janë aktualisht në paraburgim", tha Toshkovski. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s