Privohet nga liria vozitësi në Probishtip, duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit është përplasur në një pemë
- Në Probishtip mbrëmë në orën 23.55, nëpunësit policorë të stacionit policor Probishtip e privuan nga liria M.K. (64) nga Probishtip.
Shkup, 3 qershor 2025 (MIA) - Në Probishtip mbrëmë në orën 23.55, nëpunësit policorë të stacionit policor Probishtip e privuan nga liria M.K. (64) nga Probishtip.
Në orën 22.25 në rr. "Joakim Kërçovski" në Probishtip,njoftuan sot nga MPB-ja ai me automjetin e pasagjerëve "Pezho" me targa të Probishtipit, të cilin e drejtonte, është përplasur në një pemë. Pas ndërmarrjes së masave, këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe alkotestit të kryer është konstatuar se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1.78 promilë alkool në gjak.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të saj, kundër M.K. do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297 - a të Kodit Penal - "drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik". mb/
Foto: MIA