• недела, 22 септември 2024

Në Tetovë mbi 50 filma në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF ODA

Në Tetovë mbi 50 filma në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF ODA

 Tetovë, 20 shtator 2024 (MIA) - Javën e ardhshme nga e hëna deri të dielën në Tetovë do të mbahet Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit TIFF ODA . Këtë vit filmat e festivalit do të shfaqen në hapësirat e Qendrës së Kulturës "Iljo Anteski-Smok" dhe hyrja do të jetë e lirë dhe falas. 

 "Festivali Ndërkombëtar i Filmit "TIFF ODA 2024" fillon nga 23 shtatori dhe zgjatë deri më 29 shtator të vitit 2024 në Tetovë. Këtë vit TIFF ODA do të shfaqë mbi 50 filma, prejt të cilave 37 prej tyre do të do të garojnë për çmimet kryesore në pesë kategori; CONE BALKAN PANORAMA, SHORT FICTION, SHORT DOCUMENATRY, SHORT ANIMATION dhe STUDENT FILM", njoftoi Sabedin Selmani. 

 Karakter garues do të kenë filmat që janë nga produksione nga Ballkani si dhe filma me metrazh të shkurtër. Filmat evropianë dhe amerikanë do të shfaqen në karakter revyal.

 "Më 24 shtator transmetohet filmi "Të gjallë dhe të shëndetshëm" bashkëprodhim i Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Të theksojmë se në këtë film luan njëri prej aktorëve tanë më të mirë, Nikolla Ristanovski, i cili shpresojmë që do të arrijë dhe do të jetë prezent në ditën e shfaqjes", informoi Agim Abdullah, drejtor artistik.

 Për herë të parë TIFF ODA organizohet së bashku me festivalin Xhaz Tetovë. 

 "Për të shtatën herë mbahet festivali, do të kemi tri netë koncerte ku do të performojnë disa nga grupet më të mira të muzikës xhaz në Maqedoni dhe Shqipëri, natën e parë më 23 shtator në orën 21:30 me Ajs kuartet nga Shqipëria. Nata e dytë është dita tjetër dhe do të performojnë Duoto Dobrilla dhe Dorijan të cilët do të performojnë muzikë tradicionale maqedonase me elektro efekte. Në mbrëmjen e tretë, të mërkurën, më 25 shtator, Sasho Popovski Trio, të cilët do të promovojnë albumin e tyre të ri Steps", deklaroi Lejla Halimi Lumani nga Festivali i Xhazit në Tetovë.

 Koncertet do të mbahen në hapësirat e Shtëpisë e Evropiane. qa/

Foto: MIA

 

Тагови

Остани поврзан