• понеделник, 23 септември 2024

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

Shkup, 21 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku  do të merr pjesë në Mbledhjen e 79-të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, siç bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Mexhiti do të realizojë takime me personalitete amerikane, si dhe do të ketë takime me organizata të diasporës që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
 
Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti, në Nju Jork ka udhëtuar me delegacionin e lartë shtetëror,  që do të jetë pjesë e punimeve në mbledhjen e 79-të të Asamblesë së KB-së. fc/

Fotografia: MMJPH

Остани поврзан