• вторник, 12 ноември 2024

Në shtator janë lëshuar më pak leje ndërtimi

Në shtator janë lëshuar më pak leje ndërtimi

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Në shtator të këtij viti janë dhënë 296 leje ndërtimi që është për 9.2 për qind më pak në krahasim me të njëjtin muaj nga vitit i kaluar, kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 7.517.775 mijë denarë, që është për 12.6 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit të lëshuara, 146 (49.3 për qind) janë të destinuara për objekte të larta, 90 (30.4 për qind) për objekte të ulëta dhe 60 (20.3 për qind) për objekte rikonstruimi.

Nga gjithsej 296 objekte, në 131 (44,3 për qind) si investitorë janë paraqitur persona fizikë, ndërsa në 165 (55.7 për qind) objekte investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 755 ndërtesave me sipërfaqe totale prej 67.372 m2. rq/

Foto: MIA

 

 

Тагови

Остани поврзан