• среда, 13 ноември 2024

Takimi i zëvendëskryeministrit Fetai me shefen e zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede

Takimi i zëvendëskryeministrit Fetai me shefen e zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede

Shkup, 11 nëntor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri përgjegjës për Politika të Qeverisjes së Mirë, Arben Fetai, takoi sot shefen e zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede.

Siç informojnë nga kabineti i tij,   Kastarede informoi për aktivitetet e deritanishme të UN Women, me fokus të veçantë se si korrupsioni ndikon ndryshe te gratë.

 Fetai falënderoi për punën e deritanishme të UN Women në Shkup, e cila ndihmon në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.

 Zëvendlëskryeministri  i ka informuar mysafirët për prioritetet e ardhshme të kabinetit, si lufta kundër korrupsionit, plani strategjik për qeverisje të mirë me komponentë të inkorporuar gjinore, forcimi i transparencës së institucioneve dhe përmirësimi i bashkëpunimit me sektorin civil.

 Të dy bashkëbiseduesit kanë biseduar edhe për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen. UN Women premtoi mbështetje të vazhdueshme për përmbushjen e angazhimeve kombëtare për barazinë midis grave dhe burrave, si pjesë e bashkëpunimit për të përafruar me standardet evropiane dhe Acquis gjinore të BE-së.

 Foto: Kabineti i Arben Fetait

 

Остани поврзан