• сабота, 10 јануари 2026

MPB apelon për kremtime të sigurta të maturës

MPB apelon për kremtime të sigurta të maturës

Shkup, 19 maj 2025 (MIA) - "Në kremtimin e maturës pa automobil!", "Pa konsumimin e alkoolit!", "Pa përdorimin e mjeteve narkotike!", "Pa prishjen e rendit dhe të qetësisë publike!", është apeli i MPB-së për kfestime të sigurta të maturës.

Siç njofton MPB-ja, statistika e trafikut tregon se në ditët kur organizohen kremtimet e maturës rritet numri i aksidenteve të komunikacionit. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidentet e komunikacionit janë të rinjtë - maturantë, të cilët më së shpeshti përfundojnë me lëndime të rënda trupore, ndërsa jo rrallë edhe e humbasin jetën e tyre.

"Përgjegjësia për sjelljen devijuese te një pjesë e maturantëve në komunikacion është kryesisht e të rinjve, por edhe e prindërve të tyre. Mos u lejoni fëmijëve tuaj të shkojnë në kremtimin e mbrëmjes së maturës me automobil. Gabimet në komunikacion mund të jenë fatale. Prandaj:"Në kremtimin e maturës pa automobil!", "Pa konsumimin e alkoolit!", "Pa përdorimin e mjeteve narkotike!", "Pa prishjen e rendit dhe të qetësisë publike!"", thekson MPB. mb/

Foto: pritnskrin nga video e MPB-së

Остани поврзан