• недела, 20 октомври 2024

IDF pohon se ka eliminuar disa komandantë të Hezbollahut

IDF pohon se ka eliminuar disa komandantë të Hezbollahut

Tel Aviv, 20 tetor 2024 (MIA) – Aeroplanët luftarakë izraelitë sot në mëngjes kanë sulmuar selinë e shërbimit inteligjent të Hezbollahut në Liban dhe një punëtori nëntokësore të armëve në Bejrut.

Ende nuk është konfirmuar nëse selia është dëmtuar apo shkatërruar.

Ushtria izraelite (IDF) kumtoi gjithashtu se gjatë sulmit ajror në zonën Tebine u vra komandanti i lartë i frontit jugor të Hezbollahut, Al-Haj Abas Salma. Sipas IDF, Salma mbikëqyrte luftimet në zonën Bint Jbeila dhe kreu një numër të madh sulmesh ndaj Izraelit.

U eleminuan terroristët, eksperti për komunikime i Hezbollahut, Rada Abas Avada dhe kreu i njësisë për prodhim të armëve, Ahmad Ali Husein, theksohet në kumtesën e IDF-së.

Hezbollahu ende nuk i ka komentuar pretendimet e IDF-së.

Më herët, IDF kumtoi se në 24 orët e kaluara ka vrarë më shumë se 65 luftëtarë të Hezbollahut në Libanin jugor. Ushtria izraelite pohon se shënjestër e sulmeve ishin rreth 175 lokacione në Liban dhe në Rripin e Gazës, përfshirë edhe lansuesit e raketave dhe objektet ushtarake të Hezbollahut. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан