• недела, 20 октомври 2024

KB-ja bëri thirrje për hapjen e më shumë pikave në Rripin e Gazës për dërgimin e ndihmave humanitare

KB-ja bëri thirrje për hapjen e më shumë pikave në Rripin e Gazës për dërgimin e ndihmave humanitare

Tel Aviv, 20 tetor 2024 (MIA) - Kombet e Bashkuara sot i bënë thirrje Izraelit që të hapë më shumë pika kontrolluese në Rripin e Gazës për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare, njoftoi DPA.

“Ne nuk mund të bëjmë furnizime humanitare në vëllimin e nevojshëm për Gazën përmes vetëm disa pikave kontrolluese jo të besueshme dhe të vështira për t'u arritur”, ka shkruar Zyra e Kombeve të Bashkuara për koordinimin e çështjeve humanitare (UNHKO) në Iks.

Forcat mbrojtëse izraelite (IFS) dy javë më parë filluan një ofensivë të re kundër Hamasit në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Që atëherë, organizatat humanitare paralajmërojnë se popullata është ekspozuar ndaj urisë ekstreme dhe kushteve katastrofale dhe i bënë thirrje Izraelit t'i hapë pikat kontrolluese nën kontrollin e tij në zonën.

Ndërkohë, misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL) paralajmëroi sot se qasja në ujë të freskët në Liban është goditur nga armiqësitë. Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) paralajmëroi gjithashtu për rrezikun e epidemive të kolerës si pasojë e mungesës së ujit të pijshëm të pastër në të ashtuquajturën “vijë e kaltër" mes Izraelit dhe Libanit, e cila monitorohet nga UNIFIL.

Sipas Fondit të fëmijëve, të paktën 28 ​​burime të ujit janë dëmtuar, duke prekur rreth 360 mijë njerëz, kryesisht në pjesën jugore të vendit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан