• недела, 20 октомври 2024

Delegacioni i BSP-së i kryesuar nga drejtori Janev merr pjesë në Asociacionin ndërkombëtar të shefave të policisë (IACP)

Delegacioni i BSP-së i kryesuar nga drejtori Janev merr pjesë në Asociacionin ndërkombëtar të shefave të policisë (IACP)

Shkup, 20 tetor 2024 (MIA) - Një delegacion i Maqedonisë i kryesuar nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP) Aleksandar Janev, në prani të Majkëll Makit, atasheu policor për ICITAP pranë Ambasadës amerikane në Shkup, merr pjesë në konferencën vjetore të Asociacionit ndërkombëtar të shefave të policisë (IACP), një organizatë udhëheqëse e fokusuar në avancimin e policisë dhe sigurisë në nivel global, që mbahet në Boston, Masaçusets, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë konferencë, drejtues policie, nëpunës dhe ekspertë nga vende të ndryshme të botës do të kenë mundësinë të shkëmbejnë praktikat më të mira, risitë dhe strategjitë për përballimin e sfidave në punën e përditshme të policisë.

"Një qasje e tillë bashkëpunimi është domethënëse për avancimin e praktikave të sigurisë dhe shkëmbimit të përvojave, forcimin e kapaciteteve të policisë. Duke u njohur me specifikat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet policia në Shtetet e Bashkuara, si dhe shërbimet e tjera policore në botë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të marrin informacione kyçe për metodologjinë për përballje me të njëjtat. Konferenca ofron një mundësi të shkëlqyer për ndërtimin e partneriteteve të reja, vendosjen e projekteve dhe nismave të ardhshme", kumtuan nga MPB.

Gjatë konferencës, delegacioni i Maqedonisë do të marrë pjesë në disa ngjarje, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime me menaxhmentin e ICITAP-it, prokurorët federalë dhe disa drejtorë policorë dhe shefa delegacionesh. ls/

Foto: MPB

 

 

Остани поврзан