• недела, 20 октомври 2024

AUV: Kopshti zoologjik Shkup edhe pse ka detektuar kafshë të ngordhur, nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore

AUV: Kopshti zoologjik Shkup edhe pse ka detektuar kafshë të ngordhur, nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore

Shkup, 20 tetor 2024 (MIA) - Kopshti zoologjik Shkup edhe pse ka konstatuar rastin e një kafshe të ngordhur më datë 14.10.2024, nuk ka vepruar sipas procedurave ligjore ku obligohen që çdo dyshim për sëmundje infektive ta paraqesin deri te veterineri kompetent konform nenit 50 të (Ligjit për shëndetësi veterinare nr.113/2007; nr.24/11; 136/11; 123/12;154/15 dhe 53/16), ku duke shkelur detyrimet ligjore, vetvetiu kanë dorëzuar ekzemplarë deri te Fakulteti i mjekësisë veterinare i cili është marrë në përpunim më 15.10.2024, theksojnë nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë (AUV).

"Me datë 18.10.2024, fatkeqësisht morëm një konstatim që konfirmon praninë e virusit të influencës avijare - gripi i shpendëve, lloji H5N1 te një patë. Përkundër këtyre informacioneve përsëri në Kopshtin zoologjik Shkup, duke mos respektuar dispozitat ligjore nuk e ka njoftuar AUV-në sipas mënyrës së përcaktuar me ligj, përkatësisht ka vepruar në kundërshtim me nenin 4 të Rregullores për masat për çrrënjosjen e sëmundjes së gripit të shpendëve nr. 161/2016, gjegjësisht çdo prezencë apo dyshim për gripin e shpendëve raportohet menjëherë, pra në kohën më të shkurtër të mundshme në AUV", thuhet në komunikatë.

Me qëllim për t'i demantuar plotësisht informacionet nga portalet e ndryshme, komentet dhe informimin e drejtë ndaj opinionit, shtohet në komunikatë, qartë theksojmë se veprimtarinë veterinare me interes publik në territorin e Republikës së Maqedonisë e kryen Shërbimi veterinar shtetëror në bashkëpunim me organet dhe institucionet e tjera, nëpërmjet Agjencisë, drejtorit dhe laboratorit referues i cili punon për nevojat e Agjencisë në bazë të marrëveshjes.

Më datë 19.10.2024, veterinari kompetent nga AUV së bashku me personin e autorizuar nga u.d drejtori Oliver Milanov kanë kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Kopshtin zoologjik në Shkup.

"Njëherësh në Kopshtin zoologjik Shkup, veterinari kompetent ka shqiptuar ndalesë për hyrjen e vizitorëve, ndalesë për qasje në pellgun ku është gjetur shpendi i ngordhur me përjashtim të tre punonjësve që me pajisje mbrojtëse bëjnë mbytjen e shpendëve. Pastaj, bëhet marrja, paketimi dhe dërgimi i mostrave për analizë laboratorike konform me protokollin diagnostikues të Rregullores për masat për çrrënjosjen e sëmundjes së gripit të shpendëve. Pastrim dhe dezinfektim i hapësirës përreth pellgut në të cilin lëviz ky lloj i shpendëve. Ndalesë e lëvizjes së shpendëve brenda dhe jashtë fermës. Shërbimi veterinar kompetent obligohet që të bëjë paraqitjen e ndryshimit të masave të biosigurisë së shepndëve deri te veterineri kompetent dhe të zbatojë masat e biosigurisë gjatë realizimit të të gjitha aktiviteteve", ka thënë në AUV.

Poashtu, theksohet në komunikatë, veterineri kompetent gjatë kryerjes së detyrës mund të kërkojë ndihmë nga personi i autorizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Fatkeqësisht është kërkuar ndihmë për shkak të pranisë së një personi i cili është paraqitur si punonjës i administratës së qytetit dhe i njëjti ka penguar punën e shërbimeve të inspektimit për të cilin MPB ka proceverbal. Megjithatë, duhet të falënderojmë punonjësit e KZ Shkup të cilët dhanë mbështetjen e plotë dhe morën pjesë aktive në zbatimin e masave", thonë nga AUV.

Shtohet se AUV punon në shërbim të qytetarëve dhe do të angazhohemi, siç pohojnë “që të vendosen standardet e shoqërisë sonë në nivelin më të lartë, Kopshti zoologjik Shkup është një nga vendet më të vizituara nga vizitorët më të vegjël, ndërsa fëmijët dhe shëndeti i tyre janë në fokus të ndërtimit të një shoqërie të shëndoshë”.

Qëllimi i vetëm dhe primar i AUV-së, thuhet mes tjerash në komunikatë është të ofrojë kujdes të vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenien e kafshëve dhe kujdesit të vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nga sëmundjet që barten nga kafshët dhe ushqimet.

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан