• среда, 27 ноември 2024

Barcelona planifikon këtë dimër ta shesë lojtarin Ansu Fati

Barcelona planifikon këtë dimër ta shesë lojtarin Ansu Fati

Barcelonë, 22 dhjetor 2022 (MIA) - Barcelona është e gatshme të ndahet nga sulmuesi Ansu Fati në afatin kalimtar të dimrit, kumtoi "Goal.com".

Sipas burimit, shtabi profesionist i klubit katalonas tashmë nuk e sheh Fatin si lojtar kryesor dhe nuk llogaritë në të si sulmues. kryesia e klubit nga "Kamp nou" pret të marrë së paku 89 milionë euro nga shitja e sulmuesit.

Spanjolli njëzetvjeçar këtë sezon pati 20 paraqitje për Barcelonën dhe shënoi tre gola dhe pati tre asistime.

Vlera e lojtarit sipas portalit "Transfermarkt" është 50 milionë euro. ab/

Остани поврзан