• петок, 23 август 2024

Alen Deloni do të varroset të shtunën

Alen Deloni do të varroset të shtunën

Paris, 21 gusht 2024 (MIA) - Legjenda e kinemasë Alen Delon i cili vdiq më 18 gusht në moshën 88 vjeçare do të varroset të shtunën. Këtë për mediat franceze e ka konfirmuar prifti katolik i cili duhet të mbajë komemoracionin.

Zhan-Mishel Di Falko, ish peshkop në qytetin juglindor francez të Gapit tha se aktori i kishte kërkuar atij të kryente shërbimin funeral. Por Delon, nuk donte një varrim para syve të gjithë kombit dhe publikut botëror, por vetëm një mbledhje të njerëzve më të afërt.

Franca po i bën homazhe Delonit, një nga yjet më të mëdhenj të filmit të vendit në vitet 1960, por edhe në përgjithësi - në histori. 

Jozyrtarisht, varrimi do të bëhet në orën 17:00 me kohën e Francës dhe të Maqedonisë së Veriut në Dushi-Montkorbon, një fshat në Francën e mesme. Atje, Deloni kishte një pasuri ku kaloi vitet e fundit të jetës së tij. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан