• среда, 21 август 2024

Lëshohen në qarkullim monedhat e reja prej një paund me imazhin e mbretit britanik

Lëshohen në qarkullim monedhat e reja prej një paund me imazhin e mbretit britanik

Londër, 20 gusht 2024 (MIA) - Britania e Madhe zyrtarisht ka lëshur në qarkullim monedhat e reja nga një paund me imazhin e mbretit britanik Çarlsi i Tretë. Pastaj, koleksionistët inkurajohen të pretendojnë dhe të kërkojnë këtë ndryshim historik me rëndësi kombëtare,

Pothuajse tre milionë monedha të reja do të jenë në xhepat e britanikëve nga kjo javë, përmes postave dhe bankave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Monedha përmban dy bletë, në anën e pasme - për nder të përkushtimit të mbretit për ruajtjen e natyrës dhe botës së gjallë dhe imazhin e monarkut në pjesën e përparme të monedhës, transmeton "Mançester ivning njuz" (Manchester Evening News).

Banknotat me imazhin e mbretit janë lëshuar në qarkullim në qershor.

Rebeka Morgan, personi përgjegjës për dizajnin e monedhës së re, tha se farkëtaria kishte bërë monedha për çdo monark britanik që nga Alfredi i Madh.

 

"Ne e dimë se do të ketë një stuhi emocionesh midis koleksionistëve dhe në publik për të marrë në dorë këtë pjesë të veçantë të historisë. Shpresojmë që dizajnët të ngjallin biseda të rëndësishme për ruajtjen e këtyre ekzemplarëve të rëndësishëm", thotë Morgan.

Është gjithashtu interesante se numri 1 është më i madh, "për të ndihmuar fëmijët të zotërojnë aftësitë e numërimit". Një total prej 2.975.000 monedhash do të jenë në qarkullim së bashku me ato që shfaqin mbretëreshën e ndjerë Elizabetën e Dytë të cilat do të zëvendësohen me kalimin e kohës pasi ato dëmtohen ose shpenzohen. rq/

Foto: fejsbuk

 

Остани поврзан