Është privuar nga liria një shtetas turk i arratisur nga burgu i dënuar me dënim prej 23 vjetëve
- – Nëpunës të policisë dje pas masave të ndërmarra operative paraprake kanë privuar nga liria një person nga Turqia i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli, për shkak se ishte arratisur nga burgu në Turqi.
Shkup, 11 janar 2025 (MIA) – Nëpunës të policisë dje pas masave të ndërmarra operative paraprake kanë privuar nga liria një person nga Turqia i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli, për shkak se ishte arratisur nga burgu në Turqi.
Siç bëjnë të ditur nga MPB, personi A.S. ishte dënuar me burg në kohëzgjatje prej 23 vjetëve për vepra të kryera penale mashtrim dhe depërtim në sistem kompjuterik.
“Në rrugën ‘Bapçor’ në Shkup është privuar nga liria A.S. (44) nga Ankaraja, e Turqisë i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar nga Interpoli – Turqi për shkak se ishte arratisur nga burgu në Turqi. A.S. është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 23 vjetëve, një muaj dhe 15 ditë për vepra të kryera penale mashtrim dhe depërtim në sistem kompjuterik, ndërsa për të përfunduar dënimin ka 18 vjet, nëntë muaj dhe 13 ditë. A.S. i është dorëzuar gjykatës kompetente, për procedurë të mëtutjeshme rreth ekstradimit në Turqi”, qëndron në kumtesën e MPB-së. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s