• e shtunë, 11 maj 2024

ZGJEDHJET 2024/ Kovaçevski: Më 8 maj qytetarët janë ata të cilët do ta thonë se cilat propozime i dëshirojnë

ZGJEDHJET 2024/ Kovaçevski: Më 8 maj qytetarët janë ata të cilët do ta thonë se cilat propozime i dëshirojnë

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Në 80-të ditët e ardhshme do të dëgjojmë shumë propozime, por nuk do t'i komentoja, sepse më 8 maj qytetarët do të tregojnë se kush janë propozimet që i dëshirojnë, tha kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe ish kryeministër Dimitar Kovaçevski i pyetur nëse në nivel partiak kanë diskutuar për propozimin e Ali Ahmetit dhe Arben Taravarit që zgjedhja e presidentit të bëhet në Kuvend.

"Për atë që po deklarojnë politikanët tani, do të shohim shumë ndryshime dhe prandaj nuk do t'i komentoj. Tani gjendemi praktikisht në një fushatë elektorale, të gjithë do të bëjnë premtime të caktuara, disa do të propozojnë propozime që nuk varen vetëm prej tyre, për shembull nëse flisni për ndryshimin e Kushtetutës, varet nga dy të tretat, kështu që unë nuk do t'i komentoja. Në 80-të ditët e ardhshme do të dëgjojmë shumë propozime që në fund të ditës më 8 maj qytetarët do të thonë se cilat janë propozimet që dëshirojnë, tha Kovaçevski pas vizitës në kompaninë “Kiel Maqedonia” në Zhelinë.

I pyetur nëse në kuadër të LSDM-së ka biseduar eventualisht për ndryshimin e sistemit për zgjedhjen e presidentit, ai tha se deri tani ky nuk ishte objekt diskutimesh në parti.

Lidhur me koalicionin e LSDM-së, ai tha se do ti prijë koalicionit të cilin do ta përbëjnë partitë politike me vlera të njëjta, përkatësisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, përmbushjen e obligimeve të anëtarësimit në NATO dhe ndërtimin e shoqërisë sipas standardeve që kanë vendet anëtare të BE-së.

I pyetur nëse definitivisht nuk do të ketë koalicion me BDI-në, ai tha se vendimet në LSDM merren në organet e partisë dhe kur organet e partisë t'i marrin vendimet atëherë do të kumtohen.

Ai theksoi se pret që të ketë census në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe se nuk është i njohur me deklaratën e Artan Grubit nga BDI se do të mbështesin edhe VMRO-DPMNE-në edhe LSDM-në nëse ndryshohet Kushtetuta për t'u lejuar bullgarëve të hyjnë në të dhe nëse pranohet kërkesa e tyre për president të votohet në Kuvend.

Lidhur me atë nëse përveç presidentit aktual Stevo Pendarovski, ka edhe kandidatë të tjerë të mundshëm për kryetar nga LSDM-ja, Kovaçevski tha se Pendarovski është kandidat serioz, por edhe se procedura në parti ende nuk ka përfunduar. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR