Sot pasdite dy tërmete, janë ndjerë në Berovë, Dellçevë dhe rrethinë
- Dy tërmete, epiqendrat e të cilëve i tkaojnë rajonin epiqendror Dellçevë - Berovë, 125 kilometra në juglindje të Shkupit, regjistroi sot Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematikor-natyror në Shkup.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:18, 25 korrik, 2024
Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Dy tërmete, epiqendrat e të cilëve i tkaojnë rajonin epiqendror Dellçevë - Berovë, 125 kilometra në juglindje të Shkupit, regjistroi sot Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematikor-natyror në Shkup.
"Tërmeti i parë ndodhi në orën 18 e 28 minuta dhe ishte me manjitudë të matur lokale të Rihterit ML3.6, prëderisa i dyti në orën 18 e 30 minuta me manjitudë lokale të Rihterit ML2.9", kumtoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Sipas të dhënave të deritanishme me të cialt disponon observatori, tërmeti i parë është djerë nga popullata në qytetet Berovë, Dellçevë dhe rrethinë, me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane, përderisa i dyti III ballë sipas shkallës së njejtë. ab/
Foto: МIА arkivi