Takim Bozhinovska - Gir: Ndërtimi i kapaciteteve të reja dhe modernizimi i atyre ekzistuese janë qëllimet tona të përbashkëta
- Integrimet evropiane, harmonizimi i rregullativës vendore ligjore me legjislaturën evropiane, dekarbonizimi dhe tranzicioni i gjelbër, ishin tema kryesore të takimit të sotëm të ministres së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska dhe euroambasadorit, Dejvid Gir.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:12, 25 korrik, 2024
Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Integrimet evropiane, harmonizimi i rregullativës vendore ligjore me legjislaturën evropiane, dekarbonizimi dhe tranzicioni i gjelbër, ishin tema kryesore të takimit të sotëm të ministres së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska dhe euroambasadorit, Dejvid Gir.
"Mbështetja nga Delegacioni i BE-së për punën e Minsitrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale është me rëndësi të jashtëzakonshme, posaçërisht në pjesën e shfrytëzimit strategjik të fondeve të disponueshme nga BE-ja. Ndërtimi i kapaciteteve tër eja dhe modernizimi i atyre ekzistuese energjetike janë qëllimet tona të përbashkëta në përmbushjen e kërkesave të BE-së për zhvillim të qëndrueshëm, përkatësisht efikasitet më të madh energjetik, rritje të kapacitetit të burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit jetësor", kumtoi Minsitria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale. ab/
Fotо: Minsitria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale