• e premte, 22 nëntor 2024

Angellov: Është aktiv vetëm zjarri në Makedonski Brod, blegtorët dhe bujqit të mos djegin kashtë the kullota

Angellov: Është aktiv vetëm zjarri në Makedonski Brod, blegtorët dhe bujqit të mos djegin kashtë the kullota

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov sot deklaroi se të gjitha zjarret janë shuar, përveç zjarrit në territorin e Makedonski brodit i cili ende po tregon aktivitet të caktuar. Angellov u bëri thirrje blegtorëve dhe bujqve, nga java e ardhshme kur pritet rritja e temperaturave, të jenë të kujdesshëm me djegien e barit të thatë.

Ai shtoi se zjarrfikësve lokal nga Makedonski Brodi po u ndihmojnë 40 pjesëtarë të Armatës, si dhe 30 pjesëtarë të policisë. Nga ana e Jasenit në shuarjen e zjarrit po ndihmojnë edhe të punësuarit e tij.

Angellov informoi se nga ana e DPHM-së janë njoftuar se nga e hëna pritet rritje e temperaturave.

"Për ato shkaqe u bëj thirrje qytetarëve të vendit, posaçërisht blegtorëve dhe bujqve, të jenë jashtëzakonusht të kujdesshëm që të mos shkaktojnë zjarr. U bëj thirrje blegtorëve dhe bujqve të mos i djegin kashtën dhe kullotat sepse mund të shkaktojnë zjarr, i cili karahas dëmit të madh material, dëmit ekologjik, mund të rrezikojë edhe jetë njerëzish. Falëdnerim për të gjithë ata të cilët këto ditë morën pjeës në gjuarjen e zjarreve", shtoi Angellov. ab/

Fotо: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR