Takim i ministres Bozhinovska me përfaqësues të USAID-it
- Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të apra minerale, Sanja Bozhinovska sot realizoi takim me delegacionin e USAID-it, të kryesuar nga Xheri Dibl.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:01, 25 korrik, 2024

Shkup, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të apra minerale, Sanja Bozhinovska sot realizoi takim me delegacionin e USAID-it, të kryesuar nga Xheri Dibl.
Në takim, siç kumtoi Ministria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, bashkarisht u ndanë prioritete të rëndësishme strategjike të dy institucioneve, para së gjithash, për modernizimin e kapaciteteve energjetike dhe hartimin e projekteve të ardhshme për bashkëpunim.
"Ndërtimi i një sistemi të qëndrueshëm, funksional dhe modern energjetik mbetet prioriteti më i lartë i Ministrisë së Energjetikës, Xehtarisë dhe lëndëve të para minerale dhe USAID-it", ceket në kumtesë. ab/
Foto: Minsitria e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para mienrale