• e premte, 22 nëntor 2024

Ministri Toshkovski për vizitë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd

Ministri Toshkovski për vizitë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd

Beograd, 25 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Serbisë, sot e vizitoi ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Beograd, ku realizoi takim me ambasadorin Nikolla Tupançevski dhe të punësuarit në ambasadë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Nesër minsitri Toshkovski do të pritet nga kryeministri i Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviq, pas çka në Pallatin Serbia do të ketë tkaim me nikoqirin, minsitrin Ivica Daçiq.

Siç paralajmëruan nga MPB-ja serbe, tema të takimit janë - lufta kundër emigracionit ilegal dhe menaxhimi me kufijtë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsioni, pjesëmarrja në stërvitjen EUFORFAST dhe IOM në Ohër në tetor të vitit 2024, ndryshime të Marrëveshjes dhe Protokollit për riatdhesim - bashkëpunimi në sferën e trajnimit, këmbimit të nëpunësve policorë gjatë sezonit turistik - patrulla të prëziera, avancimi i bashkëpunimit në fushën e trajnimit të njësisë së helikopterëve.

Pas takimit është paraparë dy ministrat, Toshkovski dhe Daçiq të japin deklarata për mediumet. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR