• e shtunë, 05 tetor 2024

Uesli Snajder ka në plan të bëhet trajner

Uesli Snajder ka në plan të bëhet trajner

Amsterdam, 4 tetor 2024 (MIA) – Ish lojtari i njohur i kombëtares holandeze dhe lojtar i Interit dhe Real Madridit, Uesli Snajder, ka paralajmëruar se planifikon ta fillojë karrierën si trajner.

“Jam vetëm 40 vjeç, kam shumë kohë. Ende nuk e kam filluar kursin, por është në planet e mia. Me të vërtetë kam për qëllim të filloj karrierën si trajner, por për momentin janë disa probleme personale”, tha Snajder për mediat holandeze.

Snajder përfundoi karrierën e tij si futbollist në gusht të vitit 2019.

Përveç për Interin dhe Real Madridin, ish reprezentuesi i Holandës ka luajtur edhe për Ajaksin, Galatasarajn, Nice dhe Al-Garafa. 

FOTO: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR