• e martë, 20 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Milani e deklason Interin dhe plasohet në finalen e Kupës së Italisë

Milani  e deklason Interin dhe plasohet në finalen e Kupës së Italisë

Milan, 24 prill 2025 (MIA) - Në revanshin  e gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Milani mbrëmë si mysafir ka mposhtur rivalin e qytetit Interin me 3:0. 

 Shënues i dy golave ​​të parë ishte Luka Joviq (minutën e 36 dhe 50), rezultatin përfundimtar e shënoi Tejani Rejnders në minutën e 85-të.

 Në ndeshjen e parë skuadrat luajtën në barazim 1:1, kështu që me rezultat të përgjithshëm 4:1 Milani u plasua në finale.

 Finalisti i dytë do të përcaktohet në mbrëmje pas ndeshjes Bolonja -  Empoli (ndeshja e parë - 3:0).

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR