• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Lidsi mund të shkarkojë Farken edhe krahas promovimit të hershëm në Premier ligë

Lidsi mund të shkarkojë Farken edhe krahas promovimit të hershëm në Premier ligë

Londër, 24 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Lidsit, Daniel Farke mund të largohet nga klubi, shkruan "Dejli mejl".

Sipas medias britanike, drejtuesit e klubit nuk janë të sigurt nëse 48-vjeçari gjerman do të jetë në gjendje të sigurojë mbijetesë me ekipin në Premier ligë sezonin e ardhshëm.

Më 21 prill, Lidsi zhvilloi promovimin e klubit nga Çempionship në Premier ligë. Pas 44 raundeve, skuadra kryeson renditjen me gjithsej 94 pikë.

Farke është në krye të Lidsit që nga vera e vitit 2023. Më parë ka drejtuar Norviçin dhe Borusia Menhengladbahun.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR