Një futbollist 22-vjeçar nga Afrika e Jugut vdiq gjatë ngrohjes para ndeshjes
- Sinamandla Zondi, futbollisti 22 vjeçar i klubit Durban Siti nga Afrika e Jugut, vdiq pasi iu përkqeësua gjendja gjatë ngrohjes para ndeshjes në Ligën e dytë të atjeshme.
- Post By Fami Bajrami
- 16:33, 23 prill, 2025

Johanesburg, 23 prill 2025 (MIA) - Sinamandla Zondi, futbollisti 22 vjeçar i klubit Durban Siti nga Afrika e Jugut, vdiq pasi iu përkqeësua gjendja gjatë ngrohjes para ndeshjes në Ligën e dytë të atjeshme.
Pa ndonjë problem të mëparshëm shëndetësor, Zondi po ngrohej me shokët e tij nga Durban Siti në për ndeshjen kundër Milfordit. Futbollisti i ri për një moment kolabroi në fushë dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty afër.
Ndërkohë, personat zyrtarët kishin nisur ndeshjen Durban Siti-Milford, por ajo u ndërpre në pjesën e parë, kur zyrtarisht u publikua lajmi se Zondi kishte vdekur. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet zyrtarisht.
Zondi ishte një nga lojtarët më të mirë të Durban Sitit, ekip momentalisht në vendin e parë në divizionin e dytë dhe kandidati më serioz përhyrjen në ligën elitare të futbollit të Afrikës së Jugut. Në sezonin aktual, mbrojtësi Zondi ka bërë 24 paraqitje për ekipin e tij dhe ka shënuar dy gola. rq/bsh/
Foto: Fejsbuk