• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Guardiola pas fitores ndaj Aston Villës: Mançester Siti ka luajtur me përkushtimin e njëjtë sikur edhe deri tani

Guardiola pas fitores ndaj Aston Villës: Mançester Siti ka luajtur me përkushtimin e njëjtë sikur edhe deri tani

Mançester, 23 prill 2025 (MIA) - Trajneri i Mançestr Sitit, Hosep Guardiola e ka komentuar fitoren ndaj Aston Villës në xhiron e 34-të të Premier ligës.

Ndeshja u luajt mbrëmë dhe përfundoi me rezultat 2:1 në dobi të "qytetarëve".

 Siti e ka siguruar fitoren në minutën 90+4 të ndeshjes falë një goli nga Mateus Nunes.

"Jam shumë i lumtur. Kemi katër ndeshjet e fundit të sezonit përpara dhe po luftojmë për Ligën e kampionëve. Nëse fitojmë katër ndeshjet e ardhshme, atëherë çështja më e rëndësishme do të zgjidhet për ne. Nuk duhet të jesh gjeni për të kuptuar se Siti po luante kundër Aston Villës, një nga ekipet më të mira. Ky është një ekip i jashtëzakonshëm, por ne luajtëm me të njëjtin përkushtim si më parë", tha Guardiola pas ndeshjes.

Mançester Siti ka 61 pikë dhe është në vendin e tretë në tabelën e Premier ligës angleze.

Ndeshja e radhës e Sitit në Premier ligë është të premten më 2 maj, kundër Vulverhemptonit. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR