Real Madridi futet në garë për Vircin
- Mesfushori i Baer Leverkuzenit, Florian Virc, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, transmeton "AS".
- Post By Fami Bajrami
- 08:41, 29 maj, 2025
Madrid, 29 maj 2025 (MIA) - Mesfushori i Baer Leverkuzenit, Florian Virc, mund ta vazhdojë karrierën e tij në Spanjë, transmeton "AS".
Sipas portalit spanjoll, Real Madridi është i interesuar për 22-vjeçarin gjerman. Klubi madrilen është futur në garë për lojtarin pasi Çabi Alonso i cili punoi me mesfushorin në klubin gjerman u bë trajneri i ri.
Kontrata aktuale e Vircit me Baerin është deri më 30 qershor 2027.
Vlera e lojtarit sipas "Transfermarkt" është 140 milionë euro.
Në sezonin 2024/25, Virci shënoi 16 gola dhe 15 asiste në gjithsej 45 ndeshje për Baerin.
Foto: EPA