• e shtunë, 28 mars 2026

Enrike refuzoi Mançester Junajtedin dhe mbetet te PSZH-ja

Enrike refuzoi Mançester Junajtedin dhe mbetet te PSZH-ja

Londër, 27 mars 2026 (MIA) – Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike, ka refuzuar ofertën për ta marrë drejtimin e Mançester Junajtedit dhe do të nënshkruajë kontratë të re me kampionët aktualë të Evropës, bën të ditur gazeta londineze "The i Paper".

Junajtedi thuhet se ka shqyrtuar mundësinë që trajneri 55-vjeçar spanjoll të marrë drejtimin e klubit nga Old Trafordi, por sipas gazetës, Enrike dëshiron të qëndrojë në klubin parisien.

Junajtedi në janar shkarkoi trajnerin portugez Amorim dhe emëroi Majkëll Karikun si trajner të përkohshëm i cili ka kontratë deri në fund të sezonit aktual.

Në shtatë xhiro të mbetura në sezonin e Premier ligës, Mançester Junajtedi është i treti në tabelë me 55 pikë.

FOTO: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR