• e premte, 17 prill 2026

Çeferin sot për vizitë në FFM, takime edhe me kreun shtetëror

Çeferin sot për vizitë në FFM, takime edhe me kreun shtetëror

Shkup, 16 prill 2026 (MIA) - Kryetari i Asociacionit evropian të futbollit (UEFA) Aleksandar Çeferin sot qëndron për vizitë zyrtare në Federatën e futbollit të Maqedonisë (FFM) me ftesë të njeriut të parë të saj-së, Masar Omeragiq.

Vizita, siç u kumtua, "paraqet edhe një konfirmim për marrëdhëniet e shkëlqyera mes FFM-së dhe UEFA-s, si në nivelin institucional, ashtu edhe në atë personal".

"FFM-ja është lartë e çmuar në familjen evropiane të futbollit, ndërsa prania e Aleksandar Çeferinit në mënyrë shtesë e thekson përkrahjen për proceset zhvillimore në futbollin e Maqedonisë", thuhet në kumtesën e "Shtëpisë së futbollit".

Së bashku me njeriun e parë të futbollit evropian, në delegacion janë edhe Zoran Lakoviq, drejtor i asociacionit kombëtar në UEFA, si dhe Denis Bastari, udhëheqës për zhvillim të asociacioneve kombëtare në UEFA.

Sipas agjendës, Aleksandar Çeferin do të pritet edhe nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Sportit, Borko Ristovski, pas çka do të vijojë takim në "Shtëpinë e futbollit".

Fokusi i bisedave është vendosur në drejtimet e ardhshme për avancimin e futbollit në Maqedoni, nga realizimi i projekteve të rëndësishme infrastrukturore, deri në zhvillim plotësues dhe përkrahje të kategorive rinore.

"Aleksandar Çeferin vlen për mik të madh të futbollit të Maqedonisë, ndërsa vizita e tij është konfirmim i qartë për angazhimet e FFM-së dhe kryetarit Omeragiq në zhvillimin e vazhdueshëm dhe afirmimin e futbollit në vend. Në mënyrë shtesë, vizita pritet të kontribuojë për thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve dhe iniciativave konkrete nën ombrellën e UEFA-s, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për zhvillim të futbollit në të gjitha nivelet", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR